Tempulli tajlandez mbetet bosh, murgjit ‘pozitivë’ për drogë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.12.2022, 00:01

Një tempull tajlandez ka mbetur pa asnjë murg pasi të gjithë rezultuan pozitivë në testet e drogës dhe u dëbuan.

Katër murgj, përfshirë abatin u detyruan të largoheshin nga tempulli pasi testet e urinës treguan prova të drogave të paligjshme. Vendi i vogël fetar në provincën Phetchabun u bastis nga policia dhe zyrtarët shëndetësorë të hënën.

Largimi i murgjve ka shkaktuar habi në komunitetin lokal, i cili mbështetet tek ata për funksionet fetare. Krijimi i ritualeve është një praktikë e rëndësishme budiste ku adhuruesit fitojnë një forcë mbrojtëse përmes veprave të mira në këtë rast duke u dhënë ushqim murgjve. Ka pasur gjithashtu shqetësime se çfarë do të ndodhë me disa qen dhe mace që gjithashtu jetojnë në tempull.

Vitet e fundit, metamfetamina është bërë një çështje kryesore në Tajlandë, me konfiskimet e drogës që kanë arritur nivelin më të lartë në vitin 2021, sipas Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin. Vendi është një pikë kryesore tranziti për metamfetaminën. Droga vërshon në vend nga Myanmar prodhuesi më i madh në botë i metamfetaminës nëpërmjet Laosit. Pilulat më pas shiten në rrugë me një vlerë prej rreth 50 baht (1,40 dollarë; 1,17 £).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit