Vuçiq anulon vizitën në Tiranë për Samitin e BE-së: Kosova dhe Metohia janë vendi më i madh dhe i shenjtë serb

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.12.2022, 21:18

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar së fundmi se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor. Sipas tij kjo është një përgjigje ndaj reagimit "të turpshëm" të BE-së për emërimin e Nenad Rashiqit si ministër në Qeverinë e Kosovës. Ai madje përmendi faktin se Kosovë Metohia(siç e quajnë serbët) është vendi më i shenjtë i Serbisë.

Ju bëni deklarata se si Serbia është fajtore për diçka, dhe nuk mund të gjeni asgjë për të cilën është fajtore Serbia. Nuk ka problem le të shohim se çfarë do të bëni pa Serbinë.

Ai tha se Kurti duhet të merrte dënimin e merituar të BE-së sot, por nuk e ka marrë. Sipas tij në Prishtinë kanë zgjedhur serbët që nuk kanë besimin e askujt në Kosovë dhe Metohi, por kanë besimin e Aljbin Kurtit, për të cilin tha se është “llum terrorist”.

Duke menduar se do të thonë je vetëm në botë, nuk mund të bësh asgjë. Nuk ka problem. Mund ta shkatërrosh presidentin e Serbisë. Mund të organizosh sërish protesta në Serbi. Të më vrasësh. Mund të bësh çfarë të duash. Për mua Kosova dhe Metohia janë vendi më i madh i shenjtë serb, për mua Serbia është vend i shenjtë, më mirë të mos jem atje, sesa t'jua dorëzoj, dhe nuk do t'jua dorëzoj.

Ai ka thënë se zgjedhja e Nenad Rashiqit tregon se Prishtina dëshiron përndjekjen, dëbimin dhe zhdukjen e serbëve në Kosovë dhe Metohi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit