Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.12.2022, 18:54
Hamide Magashi është 35-vjeçarja e cila u vra mbrëmjen e kaluar nga bashkëshorti i saj në oborrin e maternitetit të Prishtinës.
35-vjeçarja që ishte shtatzënë ishte shtruar në spital pasi ditën e sotme do të lindte. Motra e saj Selvete Arifi ka rrëfyer për mediat momentin e fundit me motrën e saj. Ajo thotë se pasi ishte takuar me motrën i kishte kërkuar që mos të dilte jashtë spitalit për asnjë arsye.
Momenti i fundit që kam biseduar me motrën ka qenë dje në orën 09:00. Më tha ‘motër mirë dhe shëndoshë jam’, e kam pyet për të shkuar, më ka thënë ‘jo motër nuk ka nevojë që të vini, nesër hyj në operacion në ora 09:00 dhe hajdeni’ dhe s’kam folur me të më deri në mbrëmje kur i kemi dëgjuar lajmet… Ata janë ardhur (në spital), burri i vetë me nënën e vetë dhe ai është larguar, ka mbet motra me nënën e tij, janë ngjitur lartë dhe i kanë çu tesha motrës dhe si na kanë parë neve janë larguar, ne kemi qëndruar me motrën prej orës 09:00 deri më 16:00 dhe i kemi thënë motër mos dil poshtë e na tha ‘jo nuk dal’. Na ka përcjell e jemi ndarë tu qarë, ky kishte qenë momenti i fundit… Ka qarë se është mërzit dhe është frikësuar prej tyre se po i bëjnë diçka.
Më tej ajo ka treguar edhe vuajtjet që motra e saj kishte përjetuar gjatë martesës me Sokol Halilin dhe faktin se pas lindjes, motra e saj ishte e detyruar t'ia jepte fëmijën atij.
Na jemi shtatë motra e tash kemi mbet gjashtë… Ndërsa motra fëmijën ka pas me lind dhe me ja jep atyre sepse i ka thënë motrës ti nuk ki nevojë me mbajt fëmijën tim… Ajo ka përjetuar tmerrin, gjithë trupin shenja, me armë në kokë i ka qëndruar duke e godit, duke e kap për karrige dhe duke ja lidh këmbët e duart. Në banjo kur ka shkuar, ka shkuar me vjehrrën e vet, e kanë ruajtur edhe në banjo, ja ka mbyll derën e brenda ka qëndruar vetë.
Arifi tha për vrasësin se ai duhet të lidhet në mes të sheshit dhe të përjetojë plagë të shumëfishta.
Atë duhet me marrë dhe ta varin midis sheshit dhe me pre me zhilet sepse ai e meriton. Ne nuk kemi siguri sepse atë ende nuk e kanë kapur, na kemi frikë, një patrullë e policisë po rrinë me njërën anë mirëpo duhet një të rrijë përpara se mundet të vijë dhe me na bo diçka.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR