Në Ohër shumë hotele po mbyllen, s’kanë punë!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.12.2022, 17:54

Kriza energjetike doli të ishte më e keqe se pandemia e koronës, thonë hotelierët e Ohrit dhe Strugës.

Interesimi për festat e fundvitit në bregun e liqenit të Ohrit është zvogëluar dukshëm. Sipas analizave të shoqatës së hotelerisë, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit një pjesë e madhe e hoteleve nuk janë as gjysmë të rezervuara. E kjo po ndodh për shkak rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, por edhe uljes së fuqisë blerëse të turistëve. Shumica e hoteleve tashmë janë mbyllur, disa prej tyre nuk do të hapen as për festat e Vitit të Ri.

“Sipas disa përqindjeve del se këtë vit do të kemi gjysmën e mysafirëve që kemi pasur vitin e kaluar që nuk është një shenjë e mirë për këto festa, e gjithë kjo vjen pas shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe shtrenjtimi i të gjithë artikujve ushqimorë dhe kuptohet çmimet nga viti i kaluar janë më të shtrenjta”, tha Krste Blazheski- kryetar i HOTAM.

Edhe esnafi i hotelierëve thotë se vizita e mysafirëve është reduktuar, njerëzit vijnë për kafe ditore por jo edhe për të qëndruar.

“Frekuentimi i reduktuar është i kuptueshëm sepse kriza godet xhepin e të gjithëve dhe sigurisht të gjithë duan të kalojnë me sa më pak. Po, vizitat janë zvogëluar, dhe cilësia e shërbimi është ulur. Po punohet vetëm për kafe ditore, pije të zakonshme, për festa me te mëdha apo për festa familjare, tani për tani puna është disi e qete”, pohoi Mihail Mishev – esnaf i hotelierëve.

Nëse deri vitin e kaluar një aranzhim treditor i Vitit të Ri kushtonte rreth 150 euro, këtë vit çmimi për shkak të inflacionit është 250 euro. Këtë vit qeveria nuk ka ndarë mjete për hotelierët në pakon e krizës energjetike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit