Nuk kanë të ndalur skandalet e shoferëve të transportit publik në kryeqytet. Serinë e përplasjeve të urbanëve në Tiranën e lali Erit, e hapi ai i Unazës së Madhe i cili përfundoi në Lanë, e për të vijuar me një seri aksidentesh të tjera. Rasti më i fundit është shënuar ditën e sotme, ku autobusi i linjës së “Tiranës së Re”, ka ngjallur jo pak panik tek udhëtarët në momentin e përplasjes me një bordurë. Ngjarja u shënua pranë kryqëzimit të ish-Stacionit të Trenit. Nuk raportohet për të lënduar.
Jeta e qytetarëve duket se po rrezikohet çdo ditë nga papërgjegjshmëria e kompanive të cilat nuk punësojnë njerëzit e duhur.
Kujtojmë që gjatë këtij viti, me taksat e qytetarëve të Tiranës, kompanitë e urbanëve përfituan 1 milion euro, si subvencionim i dhënë nga bashkia.