Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. Një 45-vjeçar me iniciale P.K ka humbur jetën pasi duke drejtuar një motomjet ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.
Ka dyshime se 45-vjeçari ka pësuar atak kardiak dhe kjo ka bërë që të humbasë ekuilibrin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë, shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit për shkak të një arresti kardiak. Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.