Në shkolla mungon ngrohja, nxënësit: Vishemi me xhupa në klasë, mësueset kursejnë energjinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.12.2022, 17:09

Tani jemi zyrtarisht në stinën e dimrit dhe temperaturat kanë filluar të ulen kudo në Shqipëri.

Edhe në kryeqytet temperaturat zbresin në minus dhe pavarësisht këtij fakti nxënësit në shkolla janë të detyruar të mësojnë në të ftohtë. Kjo pasi në disa shkolla nuk ka sistem ngrohje dhe ngrohëset mbahen të fikura për të kursyer energjinë elektrike.

Nxënësit detyrohen të vishen trashë, me xhupa dhe shumë bluza për t'i bërë ballë të ftohtit.

Në fakt kemi disa ngrohëse po nuk funksionojnë, vetëm një më duket funksionon. Unë vesh xhupin në klase dhe vishem me bluza të trasha.

Ndërkohë ka nxënës të tjerë që deklarojnë se mësueset nuk i ndezin ngrohëset pasi duan të kursejnë energjinë.

Ne te klasa ngrohemi me ngrohëse, kur kam ftohtë ndonjëherë që mësuesja nuk na e ndez ne veshim xhupat.

Mungesa e ngrohjes në klasa ua bën më të vështirë nxënësve zhvillimin normal të një ore mësimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit