Vrasësit fikën kamerat, Briken Sanaj u ndoq nga Lezha nga makina me targa spanjolle

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.12.2022, 16:26

Atentati ndaj Briken Sanajt më 30 tetor të këtij viti në Tiranë dyshohet se është organizuar në një lokal në zonën e Lezhës.

Ky takim është zhvilluar mes autorit të ngjarjes, Valmir Kola dhe bashkëpunëtoreve të tij me tregtarin nga Kosova që ka shitur automjetin e përdorur në ngjarje.

Autori i dyshuar është siguruar që të mos pikaset nga kamerat e sigurisë ku ka fikur DVR-të e regjistrimit të sistemit vëzhgues.

Sipas ORA NEWS, ky person gjatë dy momenteve që ka shkuar për të studiuar terrenin ka përdorur taksi dhe mjet BMW X5.

Gjatë këtyrë lëvizjeve të këtij personi para vrasjes, autori ka arritur të fshehe pranë vilës në zgavrën e një peme edhe armën e krimit që është përdorur mbrëmjen e 30 tetorit për vrasjen e Sanajt.

Sipas informacioneve ndjekia e viktimës është kryer nga dy persona që lëviznin me mjetin tip "Audi" me targa spanjolle.

Ky mjet i është vënë pas viktimës që në Lezhë, ndërkohë që dyshohet se i përket një anëtari të familjes Kola.

Pasi ka kryer krimin, autori është fiksuar në pamje teksa largohet në këmbë me çantën e zezë ku kishte fshehur armën kallashnikov, më pas merr automjetin dhe shkon deri në Qafë Kashar, ku e prisnin bashkëpunëtorët e tjerë të cilën i kanë vënë flakën makinës së përdorur në ngjarje.

Motiv i ngjarjes, sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se ka qenë hakmarrja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit