Kristiano Ronaldos nuk i interesojnë milionat. Ylli portugez ka refuzuar sot ofertën faraonike prej 200 milionë eurosh pagë në sezon nga Arabia Saudite.
Sipas “The Sun”, ylli portugez dëshiron vetëm të luajë në Champions League dhe të jetë protagonist në futbollin europian.
5 herë fituesi i “Topit të Artë”, aktualisht është i angazhuar me Portugalinë në Botërorin e Katarit dhe është në pritje të ofertave të skuadrave europiane që janë ende në Champions.
Nga ana tjetër, hipoteza e MLS-së amerikane mbetet ende në prapavijë, me Inter Majemin e Dejvid Bekam që mund të paraqitet në skenë fuqishëm me një ofertë milionerësh.