Policia bashkiake e Erion Veliajt gjobit pa të drejtë banorin tek Selvia: Jam i pajisur me leje parkimi si rezident

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.12.2022, 13:35

Policia bashkiake e Erion Veliajt, është denoncuar në shumë raste pranë redaksisë së JOQ Albania, për vënien e gjobave të tyre selektive, por edhe të padrejta. Kësaj here një banor i zonës 8 në rrugën e Saraçëve tek Selvia, ka denoncuar policinë bashkiake të Tiranës, pasi kjo e fundit i vë gjobë qytetarit, ndonëse ai ka lejen e parkimit si rezident në zonë.

Duke mos gjetur asnjë opsion ku të ankohet pasi institucionet përkatëse nuk i japin zgjidhje, përmes JOQ, qytetari kërkon ndihmë që policia bashkiake e kryeqytetit të mos e gjobisë pa arsye pasi qytetari thekson se është i pajisur me leje parkimi.

Qytetari:

Pershendetje joq. Jam 1 banor i zones 8 re rruga saracve te selvia , edhe pse jam i pajisur me lejen e parkimit si rezident serisht gjobitem nga policia bashkiake , spo dim ku te ankohemi edhe ndaj po ju a coj juve kte mesazh flm per mirkuptimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit