Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se 6 dhjetori, dita ku do të mbahet Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe pritet të zhvillohet protesta e Berishës, do të jetë ditë pushimi zyrtar për Tiranën.
Ky lajm është hedhur poshtë sot nga kryeministri Edi Rama i cili mohon që data 6 dhjetor të jetë caktuar si ditë pushimi. Për mediat jashtë ambientit të kryeministrisë, u shpreh se ky është një lajm i rremë, pasi çdo gjë do të vazhdojë normalisht.
Rama: Nuk është marrë asnjë ditë pushimi është lajm i rremë., puna do të vazhdojë normalisht. Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, vendosen bazuar në rregullat e vendosura nga vetë KiE që kudo ku zhvilojnë aktiviteet kanë masa standarde. Forcat Tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që janë në KiE për masat e sigurisë. Këto nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie së më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e BE dhe për ta ka masa ekstreme sigurie.