Irfani vazhdon dashurinë me Veliajn/ Rama i çon IKMT-në, gati shpërthimi me eksploziv i “Prestige Resort”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.12.2022, 12:54

Kronikat e gatshme të Erion Veliajt në televizionin e Irfan Hysenbelliut duket se nuk e kanë zbutur Edi Ramën që të mos i prishë resortin pronarit të disa mediave. Ditën e sotme, forcat xheniere, po vendosin eksploziv në ambientet e Prestige Resort, për të bërë shpërthim të komanduar.

Çdo ditë, News24, shpalos propagandën e Erion Veiajt, por nga ana tjetër konflikti me Edi Ramën nuk është shuar. Fanja nuk ka arritur dot që të rregullojë raportin me Ramën, për të cilin të gjithë e dinë se i urren mediat, për më tepër, kur i nxjerrin të palarat.

Megjithatë, në rastin konkret, është tipike shprehja e kryeministrit Rama, i cili dikur thoshte për kriminelët “Hënkshin kokat e njëri-tjetrit”, por në këtë rast shërben për dyshen Edi-Irfan.

Dikur, Rama, Balla dhe Fanja, hanin e pinin në resortin pa leje të Hysenbelliut, por sot, prishja e pazareve i ka sjellë në këtë situatë. Ata që e pësojnë, e dimë të gjithë se kush janë: Populli i Thjeshtë.

Ata janë në mesin e një qeverie të korruptuar dhe televizonit, që duket që bën opozitë, por në fakt, ecën në vijat e miqësisë dhe qokave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit