Një rast tejet i rëndë me qentë endacakë në Korçë i ka ndodhur një të moshuari. Ky i fundit është sulmuar egërsisht në këmbë dhe ka marrë plagë të konsiderueshme nga qentë.


Rasti i rëndë është denoncuar nga mbesa e tij e cila ka deklaruar se nëse gruaja e tij nuk do kishte qenë pranë gjyshit të saj, ai sot nuk do ishte në jetë.
Ngjarja shqetësuese nuk është ndodhi për herë të parë që zë vend në Korçë pasi sulmet nga qentë endacakë raportohen në masë.
Bashkia e Sotiraq Filos nuk ka marrë asnjë masë për rehabilitimin e qenve endacakë me politikat përkatëse por i ka lëshuar në rrugë duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.
Mbesa e tij denoncon bashkinë Korçë:
“Pershendetje JOQ. Para dy ditesh n korce n lagjen 17 rruga feim zavalani ish thertorja e vjeter gjyshi imi Nuredin Hoxhallari esht sulmuar nga nj qen endacak gati sa nuk i mori jeten.
Un mbesa e tij dua ta denoncoj ket rast permes jush t pakten t jet rasti i fundit.Do tju dergoj disa foto qe ta besoni.Nese nuk do ishte ndodhur afer gjyshja sot gjyshi nuk do ishte n jet.
Bashkia e korces nuk ben asnje gje nuk esht i vetmi rast.Bashkia e korces duhet t marri masa dhe menjeher. Pardije u kafshua gjyshi im sot neser kafshohet nj femij i vogel qe i merr jeten.Shum faleminderit shpresoj qe ta hidhni se do na ndihmoni shum!”