U ekzekutua me dy plumba në Gjermani, familja e Mari Mukës nga Shijaku hap dyert e mortit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.12.2022, 11:06

Personi në foto është 42-vjeçari shqiptar nga Xhafzotaj i Shijakut, që u ekzekutua me dy plumba në Gjermani, në qytetin Krefeld, Gjermani pak ditë më parë.

Mari Muka u qëllua pas koke, ndërsa policia gjermane ka arrestuar si autor të dyshuar të vrasjes dy të rinj po nga Shqipëria, 20 dhe 26 vjeç.

Viktima rezultoi të jetë pronar i një pike karburanti në Shijak, ndërkohë që në vitin 2018 kishte emigruar drejt Gjermanisë.

Familja e tij në Shijak ka hapur dyert e mortit dhe ka njoftuar se ceremonia mortore e Mari Mukës do të mbahet të premten e 2 dhjetorit.

Ndërkohë një letërporosi e ardhur nga Gjermania ka vënë në lëvizje edhe policinë shqiptare, e cila po heton në lidhje me të shkuarën e 42-vjeçarit nga Shijaku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit