Vrasja e Briken Sanajt/ Valmir Kola mblodhi bashkëpunëtorët në lokal, armën e fshehu në zgavrën e ullirit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.12.2022, 10:21

Policia ka zbardhur tashmë gjithë dinamikën e vrasjes së Briken Sanajt në kompleksin “Kodra e Diellit” në Tiranë, me viktimën, që sapo ishte kthyer nga dasma e shokut të tij, e organizuar në qytetin e Lezhës. Pikërisht në vendlindjen e tij ka nisur edhe misioni gjakatar i vrasësit.

Gjithçka ka nisur me plagosjen që vëllai i Sanajt i ka bërë një prej vëllezërve Kola. Policia ka arritur të mësojë se i gjithë plani i vrasjes së 30 tetorit është hartuar në një lokal në qytetin e Lezhës, teksa autori është siguruar të mos filmohet nga kamerat e sigurisë së ambientit, duke fikur DVR-në e kamerave.

Në lokal, autori Vladimir (Valmir) Kola, 39 vjeç, është takuar me të gjithë bashkëpunëtorët e tij për të planifikuar çdo lëvizje në lidhje me planin e vrasjes. Pas kësaj, një person i afërm i Kolës ka vizituar disa herë zonën e “Kodrës së Diellit”, ku qëndronte viktima, për të studiuar terrenin dhe mënyrën e vrasjes.

Raportohet se ishin dy persona nga Peja, ata që i siguruan automjetin me të cilin kreu vrasjen. Pas kësaj, Kola ka shkuar edhe vetë në zonën e “Kodrës së Diellit” për të parë terrenin dhe për të planifikuar lëvizjet e tij. Për ta bërë këto udhëtime para ngjarjes ai ka përdorur taksi dhe një mjet BMW X5.

Gjatë këtyre vizitave në kompleksin “Kodra e Diellit” Kola ka arritur të fshehë në pemën e ullirit, ku është kryer ngjarja armën e krimit, tip kallashnikov. Mbrëmjen kur ka ndodhur vrasja, dy persona, bashkëpunëtorë të autorit, kanë ndjekur me një makinë tip “Audi” autorin nga Lezha, deri pranë banesës së tij, për tu siguruar që ai ka shkuar në vendin ku e priste Vladimir Kola.

Ky automjet ka qenë me targa spanjolle dhe i përkiste një anëtari të familjes Kola. Sipas policisë, Antoni i ka shitur makinën Krasniqit më datë 24 tetor 2022 dhe po në këtë datë të dy e kanë futur në Shqipëri për t’ia vënë në dispozicion Kolës për të lëvizur në momentin e vrasjes.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, së bashku me armën e krimit. Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

HASMËRIA – E gjithë hasmëria mes familjes Kola dhe Sanaj ka nisur para disa vitesh, kur Renato (Antonio) Sanaj, vëllai i Briken Sanajt la të plagosur me armë zjarri Gentian Kolën, të dy banues në Lezhë. Shkak i këtij konflikti ka qenë marrëdhënia intime që kanë pasur me një vajzë. Në vitin 2014, familja e Mark Sanajt dhe Viktor Kolës vendosën të ruajnë statusin e hasmërisë mes tyre.

Por asgjë nuk mbaroi me kaq. Një vit më vonë, ndodhi një ngjarje akoma më e rëndë dhe tronditëse. Antonio Sanaj mbeti i plagosur në korrik të 2015-ës, teksa një i ri u vra gabimisht në qytetin e Lezhës. Antonio Sanaj u qëllua me armë zjarri pasi doli nga lokali "Libraria", në lagjen "Besëlidhja" të Lezhës.

Por atentatorët nuk u kursyen shumë, pasi nga të shtënat me armë mbeti i vrarë 23-vjeçari Kristjan Marku dhe u plagos Altin Gjonaj. Kjo ngjarje nuk u zbardh asnjëherë, megjithëse policia dyshonte se ky krim ishte përgatitur nga Gentian Kola. Fatkeqësisht viktima dhe i plagosuri Altin Gjonaj nuk kishin asnjë lidhje me palët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit