Zgjedhjet për kryetar bashkie po afrojnë dhe kandidatët të cilët synojnë këtë pozicion, sidomos ata që janë në karrige dhe që duan edhe një mandat tjetër, kanë ndezur motorët për të zgjidhur problemet e qytetit që ekzistojnë prej vitesh, por që në prag zgjedhjesh kujtohen për to.
Një metodë të tillë ka nisur të praktikojë edhe Kreshik Hajdar, kryetar i bashkisë së Kuçovës i cili është kujtuar për banorët e lagjes ‘11 Janari’ pikërisht tani. Një banore e kësaj lagjeje na ka shkruar në redaksi ku tregon se kryetari në fjalë për shkak se zgjedhjet janë shumë afër, ka nisur t’u shtrojë rrugën e cila siç shihet në pamje të ngjan me një rrugë si në mesjetë.
Mirëpo qytetarja i bën thirrje zotit Hajdar se “nuk mbulohet Dielli me shoshë” duke punuar vetëm kur afrojnë zgjedhjet vetëm për të marrë votën.
Qytetarja:
I lutemi shume Zotit Kreshik Hajdari Kryetar i Bashkise se Kuçoves, nuk i merrni votat e lagjes 11 Janari ne kete menyre o i nderuar kryetar nuk mbulohet Dielli me Shoshe i thone nje fjale . Anonim ju lutem se na heqin nga puna.