Vrasja e gruas shtatzënë, i dyshuari ende në arrati

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.12.2022, 09:15

Një krim monstruoz ndodhi mbrëmë rreth orës 18:00 në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Gruaja shtatzënë e moshës 35-vjeçare, Hamide Magashi, u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.

I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët dhe me të njëjtin ishte në proces divorci.

Halili dyshohet se ia mori jetën gruas dhe fëmijës dhe më pas iku me veturën e tij Opel Astra me targa 05-450-BC.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit