Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë në QKUK, ish-bashkëshorti rrezikon burgim të përjetshëm

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.12.2022, 08:40

Mbrëmë, 35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje nga ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, 31 vjeç në oborrin e maternitetit të Prishtinës.

E ndjera u qëllua me dy plumba në kokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme në spital së bashku me fëmijën.

Trupi i shtrirë i viktimës qëndroi për rreth 1 orë e 30 minuta në oborrin e maternitetit ndërsa Sokol Halili rendi drejt makinës së tij tip ‘Opel’ për t’u zhdukur pa lënë gjurmë nga vendngjarja.

Mediat e Kosovës raportojnë se menjëherë pas krimit të tij, Sokol Halili është larguar nga vendngjarja me makinë. 31-vjeçari është larguar me makinën tip ‘Opel Astra’ me targa 05-450-BC.

Sokol Halili, autor i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij e cila ishte 41 javëshe shtatzënë, Hamide Magashi në oborrin e martenitetit në Prishtinë, rrezikon burgim të përjetshëm.

Avokati Besnik Berisha ka deklaruar se, rasti makabër i vrasjes së 35- vjeçares shtazënë mund të shënojë për herë të parë dënimin me burgim të përjetshëm, në Kosovë.

Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK, ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkëshorti privoi nga jeta gruan shtatëzënë dhe u zhduk akoma pa gjurmë, do shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë). Ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënu nga gjykata. Kështu mendoj unë!”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit