Largimi i Edi Rejës, zbulohen katër emrat potencialë që mund të marrin drejtimin e kombëtares

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 01.12.2022, 07:50

Edi Reja është larguar nga drejtimi i kombëtares shqiptare dhe momentalisht kuqezinjtë janë pa trajner.

Ndërkohë, shumë emra të tjerë janë përfolur muajin e fundit, si kandidatë për të marrë stolin e kuqezinjve.

Nga Luixhi di Biaxho, Esteban Kambiaso, i cili ishte për vizitë edhe në Tiranë, apo edhe Marko Xhampaolo, i cili ka drejtuar Milanin.

Po ashtu edhe Besnik Hasi që është përfolur shumë, ka dalë sërish në skenë për të drejtuar ekipin kombëtar.

Në ditët në vijim pritet edhe njoftimi zyrtar se cili do jetë timioneri i ri i kombëtares shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit