Qeni i nënshtrohet një operacioni, veterinerët i gjejnë 44 lidhëse flokësh në stomak

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.11.2022, 23:53

Një qen i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr 44 lidhëse flokësh nga stomaku i tij

Pronarja e tij Pip Johnson, 30 vjeç nisi të shqetësohej për qenin e saj pasi prej disa muajsh nuk ndihej mirë. Pas rreth dhjetë vizitash te veterineri , Pip vendosi që qeni i saj 6-vjeç t’i nënshtrohej një operacioni pasi vuri re se ai filloi të villte lidhëse flokësh.

Veterinerët mbetën të habitur kur zbuluan dy tufa me madhësinë e "topit të tenisit " të përbërë nga 44 lidhëse flokësh brenda zorrëve dhe stomakut të qenit. Ata thanë se kurrë nuk kishin parë diçka të tillë më parë.

Operacioni përfundoi me sukses dhe qenushi tani është duke u rikuperuar. Pronarja e tij Pip tha se nuk mund ta besonte atë që kirurgët po nxirrnin nga barku i qenit të saj.

Nuk mund ta besoja kur më tha veterineri. Vazhdoj ta shikoj videon me mosbesim. Askush nuk mund ta besojë, është shumë qesharake!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit