Mario Mukën e vranë me plumb në kokë, arrestohen në Gjermani dy shtetas shqiptarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.11.2022, 23:03

Mario Muka është 42-vjeçari shqiptar i cili u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në Krefeld, Gjermani.

Mediat gjermane raportojnë se dy shtetas shqiptarë, njëri 20 dhe tjetri 26-vjeç janë arrestuar në lidhje me vrasjen e shqiptarit. Këta dy shtetas janë emra të njohur për policinë gjermane pasi akuzohen për lidhje me trafikun e drogës.

Arrestimi i shqiptarëve u bë pranë vendit të ngjarjes fillimisht ishte për një arsye tjetër, por të dy u dyshuan më pas për vrasjen e 42-vjeçarit. Një gjykatës i dërgoi të dy në paraburgim pasi akuzohen për vrasje.

Autopsia e viktimës ka zbuluar se shkak i vdekjes është goditja me kokë. Policia nuk ka dhënë detaje për arsye hetimore. Shqiptari u qëllua për vdekje në qendër të qytetit mbrëmjen e së hënës. Ai kishte katër vjet që jetonte në Gjermani dhe ishte pa adresë të përhershme. Policia gjithashtu kishte tërhequr një makinë të parkuar pranë vendit të krimit pasi kanë dyshime se makina ka lidhje me krimin.

Kujtojmë se Mario Muka rezulton të jetë pronar i një karburanti në Shijak. 42-vjeçari ka biznesin tek ‘Katër Rrugët’ e Shijakut dhe kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit