“O Met Rrumbullaku a e di ça llumi policie ke?”/ Qytetari i revoltuar për Shëngjinin: Të rinj me makina të blinduara dhe armë çdo natë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.11.2022, 22:32

Pothuajse çdo ditë në vendin tonë po ndodhin vrasje, atentate, plagosje e dhunime në mes të ditës dhe të natës.

Policia e Shtetit me në krye Met Rrumbullakun duket se nuk po ia del ashtu siç duhet me menaxhimin e situatës pasi edhe vetë qytetarët janë të shqetësuar me ato që shohin dhe dëgjojnë përditë.

Një qytetar i cili jeton në Itali por që prej disa ditësh ka ardhur në Shëngjin, Lezhë është i shqetësuar dhe i alarmuar për mos ekzistencën e policisë në këtë zonë. Sipas tij gjendja në Shëngjin është alarmante pasi çdo natë qarkullojnë makina të blinduara dhe djem të rinj të armatosur pa u "frikësuar" aspak nga policia.

Duke u përballur me një situatë të tillë, qytetari pyet Rrumbullakun për gjendjen e policisë nëpër qarqe dhe jo vetëm, korrupsionin dhe abuzimin që ka kapluar Policinë e Shtetit.

Ai shprehet i revoltuar me atë që po ndodh me Policinë e Shtetit pasi "djemtë, nipat, miqtë e filanit" qëndrojnë të paprekur dhe qytetarët e thjeshtë shtypen me këmbë. Qytetari kërkon që Policia e Shtetit të reagojë sa më parë pasi sipas tij kjo është arsyeja pse po shpopullohet Shqipëria çdo ditë e më shumë.

Mesazhi i qytetarit:

Mirmbrema Joq!Dua te shpreh publikisht nje shqetesim serioz per te gjithe komunitetin e Shengjinit ,lezhes edhe gjith shqiperine.Une jetoj ne it ,jam kthyer ca dite ne Shengjin per te terhequr ca dokumenta .Ajo qe me ben pershtypje dhe per mendimin tim eshte gjendje alarmante eshte se si more zot sikur mos te egzistoje policia fare ,mjete te blinduara qe levizin neper shengjin cdo nate ,djem te rinj me arme neper canta ,dhe degjon jo po ky miku filanit ,nipi filanit ,djali filanit.Nje pyetje kam per z Rrumbullaku .A te shkon ndonjeher mendja cfare lloj llumi policie ke neper qarqe dhe jo vetem ,cfare korrupsioni te tmerrshem po bejne dhe abuzime te neverishtme qe cdo qyetar i sheh i vuan ,vetem ju “nuk e dini”.Edhe sa masakra duhet te behen nga keta barbone qe ti kapni.Per keta e prashikon ligji ti mbajne e te bejne ndersa qytetarit te thjeshte e te kulturuar i vihet kemba.Bejeni more detyren siç duhet se late kokrren e namit e keni kthyer si privat vetem para para gjithçka. e keni degjeneruar vendin ,e shpopulluat ne menyre te frikshme .Pastaj pse ikin shqiptaret.Realiteti eshte si kurre me pare turpp!!!!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit