Pak ditë më parë në fshatin Frakull, Fier u zbulua një shtëpi e cila ishte përshtatur për përpunimin e kokainës së ardhur direkt nga Kolumbia.
Thasët me kokainë ishin fshehur në shtëpinë e Viktor Çervanakut, ish-kryetar i komunës Frakull i cili më parë kishte qenë efektiv i RENEA-s.
Të qenurit më parë polic i kishte krijuar lehtësira dhe favore Çervanakut në punën e tij të re si trafikant lëndësh narkotike. Falë përgjimeve është zbuluar komunikimi i tij me një efektiv policie të Doganës të cilit i kërkonte një "nder" për kalimin pa probleme të mallit, në këtë rast kokainës të fshehur në pleh.
Çervanaku kujdeset që Nikolin Gjolena, financuesi i gruupit dhe personi që kishte lidhje me kolumbianët të mos kishte probleme me ligjin.
Në përgjimin e datës 10 Gusht 2022, Viktor Çervanaku i dërgon mesazhe një efektivi policie ku ndër të tjera e pyet: O shok a fole më atë, që t’ja bëjmë nderin deri në fund?
Më pas Viktori i shkruan sërish në darkë punonjësit të policisë dhe ai i përgjigjet: Do flas nesër, çfarë ka bërë.
Pasi plehu vjen në Shqipëri, Çervanaku flet sërish me punonjësin e doganës dhe i kërkon që analizat të dalin ashtu siç duhet dhe të plotësohet njëkohësisht dokumentacioni përkatës.
Përgjime 22 Shtator 2022
Viktor Çervanaku komunikon me një agjent doganor
V.Ç-Kam marrë një maune me pleh, a do ta bëjmë atë analizën e plehut.
AgjentiDoganor: Kujt plehu?
V.Ç: Po ka prurë çuni një maune me pleh nga jashtë.
AgjentiDoganor: Ou? Po për ça e përdor çuni?
V.Ç : E, do i bëjmë analizën
AgjentiDoganor: Aaa ta shesi!!
V.Ç: Për ullinj, ta shesi, është pleh i mirë, është kështu fertilizant, pleh shumë i mirë,
Agjenti Doganor: Ca thua ore? I madh je! Hahaha.
V.Ç: Ee, po ça të bëjme ore. Hajt tua hedhim atyre ullinjve, ta shesi pjesë-pjesë, ka prurë shumë ai, ka prurë 22 ton, ee.
Agjenti Doganor: Ou paska prurë shumë….
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Adoleshenti në semafor
Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
I riu nga Tirana
Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
Studentja që diplomohet
Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
Ultrasit e ekipit të vllaznisë
Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
Gruaja fisnike, që shet misra
Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Vajza zemërgjerë
Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.