Tallje e hapur/ Ka vetëm 20 mijë abone falas për 50 mijë studentë në Tiranë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.11.2022, 16:45

Nga 1 nëntori, Bashkia e Tiranës njoftoi se për studentët do të ofrohet aboneja falas. Ky u duk një lajm i mirë por nga një kërkim i thjeshtë, rezulton se bashkia dhe Ministria e Arsimit po tallen me studentët.

Në muaj dalin në treg vetëm 20 mijë abone, për 50 mijë studentë që ndodhen gjithsej në Tiranë. Kjo ka bërë që studentët të mbajnë radhë të gjata, për të përfituar një shërbim që shumica e vendeve europiane e ofrojnë falas, pa detyrime të përcaktuara.

Edhe për muajin dhjetor radhët e gjata në pikat ku shpërndahet aboneja falas vijon dhe vetëm 40% e tyre e marrin këtë shërbim. Pjesa tjetër e studentëve detyrohen të paguajë si normalisht.

Madje ky subvensionim nuk është i përhershëm. Fondi i dhënë mbulon shpenzimet deri në shtator të vitit 2023. Shumë nga aktivistët në mbrojtje të studentëve e kanë quajtur si një vendim i cili ka për qellim rritjen e mbështetjes elektorale për zgjedhjet e 14 majit, e jo si një mbështetje reale për studentët.

Fare thjesht, studentëve mund t’u ofrohej lëvizja falas vetëm me kartën e studentit, pa pasur nevojë për radhe dhe marrje abonesh.

Në Gjermani, vend i cili nuk po na merr vetëm forcën punëtore por edhe studentët, qytetarët me vetëm 9 euro mund të lëvizin në të gjithe teritorin. Tarifa përfshin udhëtimin me urban, metro, apo çdo shërbim të transportit publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit