Mijëra studentë po braktisin universitetet, në Tiranë dhe rrethe fakultetet mbeten bosh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.11.2022, 16:39

Shqipëria nuk po përballet vetëm me ulje drastike të numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar por edhe në atë universitar.

Universiteti i Mjekësisë është aktualisht institucioni i arsimit të lartë që ka numrin më të lartë të studentëve, pasi diploma e tij shërben edhe si pasaportë për jashtë vendit. Çdo vit e më shumë numri i kuotave që universitetet ofrojnë po tkurret pasi mungojnë studentët.

Në Universitetin e Tiranës nga 4902 vende në total, më shumë se 20% kanë mbetur bosh. Fakulteteti i Gjuhëve të Huaja dhe ai i Shkencave të Natyrës janë më të rrezikuarit pasi në degët si kimia, fizika dhe matematika mezi plotësohen 10 studentë. Ekspertët parashikojnë se nëse këto degë vazhdojnë me këtë ritëm brenda pak kohësh do të kemi mungesë të mësuesve profesionistë.

Edhe në Universitetin Bujqësor ndihen pasojat e mungesës së studentëve pasi ka degë që nuk janë hapur fare. Në këtë Universitet mungojnë 681 studentë dhe 3 programe studimi: peshkim agrobiologji dhe hortikulturë nuk kanë mundur të hapen pasi kishte vetëm 2 ose 3 studentë të regjistruar.

Mungesa e studentëve vihet re edhe në rrethe pasi në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan dhe "Aleksandër Moisiu" në Durrës mungojnë përafërsisht 1243 studentë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit