Shqipëria vendi më bujqësor i Europës, ka prodhimin më të ulët të qumështit për frymë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.11.2022, 14:35

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me rreth 19% të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), kundrejt 2% që është mesatarja e Bashkimit Europian, ajo mbledh dhe përpunon shumë pak qumësht.

Eurostat ka publikuar të dhënat vjetore mbi prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij në vendet e Europës, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Vendi ynë arrin të mbledhë mesatarisht 100-120 mijë ton qumësht në vit.

Në raport me popullsinë, Shqipëria me kapacitetet aktuale arrin të prodhojë mesatarisht 41 kg në vit për qytetar qumësht të papërpunuar. Krahasuar me 36 vendet e marra në shqyrtim, sasia që vendi arrin të mbulojë është ndër më të ulëtat.

Shtete si Irlanda, Danimarka, Holanda, Estonia renditen të parat në listë sa i përket qumështit të prodhuar për qytetar në vit, me shifra që arrijnë deri në gati 1900 kg për frymë në vit. (Shiko grafikun: prodhimi i qumështit të papërpunuar në vit)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit