“Canelo nuk di gjë”, Guardado: Fanella ishte e imja, të gjithë i hedhim në tokë pas ndeshjes

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.11.2022, 13:26

Para pak ditësh bëri bujë një video në dhomat e zhveshjes së Argjentinës, ku Messi kishte hedhur një bluzë të Meksikës në tokë, teksa në një moment edhe e shkeli pa vetëdije.

Pas kësaj reagoi shumë ashpër boksieri i njohur meksikan, kampioni i botës Canelo Alvarez. Ai kritikoi Messin dhe u shpreh që argjentinasi të lutet të mos i dalë para boksierit të njohur.

Por të shumtë kanë qenë personat që i kanë dalë në mbrojtje Messit. Pas Agueros dhe Fabregas, dy shokë të “Pleshtit”, ka reaguar edhe kapiteni i Meksikës, Andres Guardado, i cili tregon se fanella është e tij dhe mbron veprimin e kapitenit argjentinas.

“Çështja këtu është se të gjithë janë djersitur pas ndeshjes dhe e hedhin në dysheme. Nuk ka rëndësi nëse është fanella juaj apo e kundërshtarit tuaj. Ajo fanellë ishte e imja, e kam këmbyer me Leon.

Kam pasur fatin dhe privilegjin të përballem me Messin për shumë vite në Spanjë dhe të jetoj momente si ato të djalit tim (Messi ka bërë një foto me djalin e tij). E di se kush është Leo.

Për fat të keq Canelo nuk e kupton sesi është në një dhomë zhveshjeje dhe kjo është arsyeja pse ai pati atë reagim kur pa fanellën e Meksikës në tokë.

Por unë mendoj se është budallallëk, nuk është e rëndësishme. Leo ka pasur shumë momente, jo vetëm me mua. E gjithë kjo është krijuar të shesë diçka ose të krijojë polemika”, tha Guardado.

Kujtojmë se boksieri meksikan Canelo Alvarez kërcënoi se do të godasë Messin, i cili përdhos ngjyrat e vendit të tij. Që atëherë kanë shpërthyer rrjetet sociale mbi këtë çështje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit