Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës ku vdiqën dy vajza/ Burg për Arbër Tivarin, i riu ende në gjendje kome

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.11.2022, 12:03

Arbër Tivari, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të 27 nëntorit në autostradën Tiranë-Durrës ku viktimë mbetën dy vajza, 26 vjeçarja Silva Gjergji dhe 24-vjeçarja Roxhesa Klironomi, do të përballet me burgun.

“Në përfundim të shyqrtimit, Gjykata e Rrethit Gjyqsor Durrës ka disponura me Vendim, ku ka vendosur: Të pranojë kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit A.T i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” e parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal. Të caktojë ndaj të arrestuarit A. T. masën shtrënguese “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të arrestuarit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës, brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar,”-thuhet në njoftimin e publikuar.

Ndonëse i riu është ende në koma pritet gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur masën e arrestit me burg për 26-vjeçarin.

Arbër Tivari njihej si person problematik në Durrës, teksa në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit