Politika i gënjeu për 30 vjet, banorët e fshatit Prell ndërtojnë rrugën me lekët e veta

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.11.2022, 19:48

Është bërë tashmë e zakonshme në Shqipëri që politikanët i trajtojnë shqiptarët si qenie të pavlera duke i mashtruar sa herë që vijnë për t’u kërkuar votën. Pasi marrin votën ata zhduken nga sytë këmbët dhe premtimet e tyre aq dashamirëse i merr era.

Këtë duket se e kanë kuptuar edhe banorët e fshatit Prell në rrethin e Matit të cilët të gënjye për 30 vjet nga politika dhe pushteti vendor vendosën të rregullonin rrugën e fshatit me kursimet e tyre. Kjo rrugë është tepër e rëndësishme pasi lidh fshatin e tyre me fshatra e tjerë përreth si dhe më pas me Burrelin, Klosin, Rrugën e Arbrit etj.

Është interesant fakti që banorët u organizuan mes tyre si struktura të vërteta shtetërore aq sa çdo administratë do t’i kishte zili. Më datë 30 korrik të këtij viti ata zhvilluan një mbledhje të gjithë bashkë ku vendosën se cila do të ishte zgjidhja më e mirë në kushtet kur politika e të gjitha krahëve i kishte mashtruar për 30 vjet.

Të gjithë bashkë ranë dakord të hapnin një llogari bankare në mënyrë që të kontribuonin të gjithë vullnetarisht me aq sa kishin mundësi. Për plot tre muaj rresht jo vetëm banorët vendas por edhe ata që tashmë kishin shkuar në emigrim apo të zhvendosur në zona të tjera, kontribuuan në llogarinë bankare sipas mundësisë.

Llogaria bankare u administrua nga 3 përfaqësues të banorëve të cilët publikonin në mënyrë transparente çdo shpenzim që bëhej. Megjithatë fondet e mbledhura deri tani nuk janë ende të mjaftueshme për të përfunduar të gjithë rrugën, prandaj banorët kanë filluar fillimisht të rregullojnë pjesët më të dëmtuara e më të vështira për të kaluar, sidomos tani përpara fillimit të dimrit.

Është pikërisht mungesa e infrastrukturës, e ujit të pijshëm e atij për vaditje që ka nxitur mbi 90% të banorëve të këtij fshati që ta braktisin atë në drejtim të qyteteve të mëdha në Shqipëri por edhe jashtë vendit.

Banorët kanë publikuar edhe llogarinë bankarë të hapur prej tyre në mënyrë që kushdo që dëshiron, të kontribuojë me aq sa ka mundësi deri sa të mblidhen fondet e mjaftueshme për përfundimin e 100% të rrugës. Sipas banorëve bëhet fjalë për një segment prej 7 km, nga të cilat 4 km kanë nevojë për ndërhyrje emergjente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit