Vrasja e shqiptarit në Gjermani: Dy burra me kapele e qëlluan 4 herë, ai ishte emër i njohur për policinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.11.2022, 19:16

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e një 42-vjeçari shqiptar mbrëmjen e kaluar në Gjermani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur qendër të Krefeldit rreth orës 19:50. Dy persona mësohet se kanë qëlluar katër herë shtetasin shqiptar duke e plagosur për vdekje me dy plumba në pjesën e pasme të kokës. Viktima ishte emër i njohur për policinë pasi ishte ndaluar disa herë për vepra të ndryshme si drogë dhe vjedhje.

Shqiptari jetonte në Gjermani që nga viti 2018 dhe pa vendbanim fiks por ishte kryesisht në Krefeld. Kryeprokurori Axel Stahl që po merret me hetimet e kësaj ngjarja ka deklaruar se shqiptari nuk ka qenë viktimë e rastësishme.

Sipas gjendjes aktuale të hetimit, mund të përjashtohet mundësia se shqiptari ka qenë një viktimë e rastësishme. Megjithatë, motivi i veprës së përgjakshme është ende i paqartë. Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet.

Sipas BILD, dy autorët kanë ardhur në Garnstraße në Krefeld me një makinë tip "Peugeot" blu të vjedhur. Aty kanë parkuar makinën dhe kanë pritur shqiptarin. Kur ky i fundit ka ardhur me biçikletë, autorët e dyshuar dolën jashtë. Njëri ishte me trup mesatar, kishte veshur një xhaketë të errët, pantallona ngjyrë të çelur dhe kapelë ngjyrë të çelur. I dyti ishte me gjatësi normale, kishte veshur një xhaketë të errët me logo në shpinë, pantallona të errëta dhe një kapele të errët.

Ata qëndruan para shqiptarit në një distancë rreth 30 metra dhe më pas e qëlluan 4 herë. Dy plumba kanë qenë fatal për shqiptarin i cili mbeti i vdekur në rrugë. Në vendin e ngjarjes u gjetën vrima plumbash në një fasadë në kutinë postare dhe në një sistem telefoni celular.

Autorët janë larguar në këmbë në drejtim të Unazës Alter Deutscher. Nuk dihet nëse ata hipën në një automjet tjetër. Hetuesit kanë dyshime se pazaret e drogës mund të jenë bërë shkak për vrasjen e shqiptarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit