Në Mal të Zi protestojnë kundër Ballkanit të Hapur: Ne duam Bashkimin Evropian, jo botën serbe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.11.2022, 18:55

Qytetarët në Mal të Zi nuk janë dakord me Ballkanin e Hapur, nismën e ndërmarrë prej liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në Pogoricë është mbajtur tubimi i tretë i lëvizjes “Ima nas”. Mediat malazeze raportojnë se rreth 17.000 njerëz kanë marrë pjesë në takimin i cili u organizua ditën e djeshme.

Deputetja e Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq-Stankoviq iu drejtua turmës dhe tha se shërbëtorët e Vuçiqit, të cilët synonin të pushtonin Malin e Zi, nuk do ta arrinin këtë gjë. Ajo kërkoi që liderët e Ballkanit të Hapur të qëndrojnë larg Malit të Zi.

Ata njerëz të pafat mendojnë se mund t'i kompensojnë të gjitha disfatat, sikletet dhe iluzionet e mëdha shtetërore përmes Malit të Zi. Ata mendojnë sepse nuk dinë asgjë. Ata nuk e dinë se populli i Tugjemilit, i Vuçje dolit, i Fundinës, i Martiniçit, i Vrtijelkës, i Grahovecit, se populli i Kryengritjes së Krishtlindjes, i Trembëdhjetë korrikut të famshëm dhe të gjitha brigadat antifashiste malazeze nuk do të nënshtrohen kurrë.

Ajo tha gjithashtu se Abazovic nuk duhet ta përfshijë Malin e Zi në Ballkanin e Hapur pasi malazezët duan t'i bashkohen Bashkimit Evropian dhe jo botës serbe.

Ka Vulin dhe Rakoviq, ka Beçkoviq, kështu që mund të shkosh nëpër Beograd, ndërsa ata të mbajnë në shpinë dhe t'i biesh borisë sa të duash për Ballkanin e Hapur dhe çfarë të duash. Por qëndroni larg Malit të Zi. Sepse Mali i Zi dëshiron të shkojë në Evropë, jo në Mesjetë. Mali i Zi dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, jo në botën fantazmë serbe.

Ashtu si në dy tubimet e mëparshme, edhe Kuvendi dhe Qeveria u siguruan nga një numër i madh i policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit