Para një viti Besmir Perkola qëlloi me armë zjarri dy vëllezërit, Marjan dhe Hot Doçi mbetën të plagosur teksa po udhëtonin me një automjet pa targa.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45 minuta në fshatin Bardhaj, ku të rinjtë e moshës 30 dhe 23 vjeç.
Këta të fundit janë të afërmit e Gentian Doçit, person i dyshuar si organizator i rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz.
Ndërkohë sot policia ka arrestuar Besmir Perkolën në rrugën "Frang Bardhi".
Gjatë kontrollit, në çantën e të arrestuarit është gjetur një pistoletë, i vendosur në fole dhe gati për të qëllluar, e po ashtu edhe një leje drejtimi e falsifikuar.
Njoftimi:
Tiranë/ Finalizohet nga Forca e Posaçme "Shqiponja" dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Arratia". Qarkullonte me armë zjarri në automjetin që e drejtonte me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim. 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të dy shtetasve, në mars 2021, në Shkodër. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe leja e drejtimit e dyshuar e falsifikuar. Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arratia”. Gjatë këtij operacioni, në rrugën "Frang Bardhi", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin B. P., 30 vjeç. Gjatë kontrollit, në çantën e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, si dhe një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në mars 2021, në Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve M. D. dhe H. D. (vëllezër). Në mars 2021 janë arrestuar edhe dy vëllezërit, pasi janë konfliktuar me shtetasin B. P. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.