Ish-drejtori: Policët serb mund të kthehen në punë me një vendim të Qeverisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.11.2022, 09:47

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë policët serb që kanë dhënë dorëheqjen mund të kthehen në punë me një vendim të Qeverisë.

Mirëpo, ai thekson se Drejtori i Policisë në veri dhe shefi i operacioneve që kanë marrë mirënjohje nga presidenti i Serbisë nuk duhet lejuar të punojnë sërish për institucionet e Kosovës.

Madje sipas tij, për këtë mund të ketë marrëveshje edhe në Bruksel. Por sipas tij, deputetët nuk mund të kthehen më në Kuvend, ngase kështu e përcakton ligji.

“Nëntë deputet e Listës Serbe janë kthyer që kanë qenë në pritje. Ata që kanë dhënë dorëheqje nuk kanë mundësi të kthehen më. Sa i përket policëve unë mendoj që policët do të kthehen sepse ka hapësirë ligjore.Me një vendim të qeverisë dhe një marrëveshje në Bruksel që do të negociohet. Çështja e eprorëve është punë e kryer. Drejtori i Policisë në veri dhe shefi i operacioneve që kanë marrë mirënjohje nga presidenti i Serbisë nuk duhet lejuar të kthehen në institucione”.

Vendimin e Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Qalaj e konsideron goditje të madhe për sistemin e drejtësisë.Ai poashtu e quajti kryeministrin Albin Kurti filozof, duke shtuar se është vështirë për ta kuptuar.Madje rekomandon që për policët dhe ushtarët duhet të ketë ngritje të dukshme të pagave, raporton EO.

“Unë e konsideroj si një goditje ndaj sistemit të drejtësisë. Edhe ashtu sistemin e drejtësisë e kemi pasur mjaft fragjil. Ka disa vjet që prokurorët dhe gjyqtarët janë stimuluar që të kenë rezultate më të mira nga ish qeveria e kaluar. Dhe unë mendoj që kryeministri Kurti i kanë dhënë goditje mjaft të madhe institucioneve të drejtësisë. Kryeministri është një filozof dhe është vështirë me kuptuar”.

“Ajo çka kuptohet është se i ka bërë goditje sistemit të drejtësisë. Për policë dhe ushtarë jo vetëm që duhet të ketë ngritje pagash por duhet të ketë ngritje të dukshme të pagës. Nëse një pagë aktuale që merr polici 400 euro dhe me Ligjin e pagave me aq sa kam parë është e pamjaftueshme dhe ky koeficient duhet të jetë shumë më i madh për policinë, ushtrinë e institucione tjera”, tha Qalaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit