Shëndetësia e Shqipërisë në krizë, veç 14 mjekë të kualifikuar për nëntorin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.11.2022, 16:09

Prej disa vitesh mjekë e infermierë po emigrojnë jashtë Shqipërisë dhe ky numër sa vjen e shtohet. Efektet e emigrimit po i ndjen sistemi publik shëndetësor i cili nuk ka mjaftueshëm staf për përballimin e nevojave të kujdesit shëndetësor. Nga një vëzhgim i Gazetasi.al, në disa raste të spitaleve rajonale në vend, nuk ka mjekë specialistë. Edhe në Tiranë, shërbimi parësor është hallka që po e vuan më shumë largimin e mjekëve drejt Gjermanisë.

“Ka një vit që mjekja e familjes është larguar dhe ne e marrim shërbimin në mjekë të tjerë të ambulancës, ndonëse në sistemin e-albania figurojmë akoma si pacientë të saj”,- thotë një paciente e zonës së “Siri Kodrës”.

Sipas Gazeta Si nëse bën një vëzhgim në disa pika ambulatore në Tiranë, pjesa më e madhe e dyerve janë të mbyllur dhe vetëm 1 ose 2 mjekë i përgjigjen kërkesave të pacientëve.

Në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, në publikimin e fundit që mban datën 21 nëntor 2022, janë 14 mjekë të kualifikuar në dy fazat e testimit për vendin e punës. Vetëm në Tiranë janë 8 mjekë të përgjithshëm që kanë kaluar dy fazat e kualifikimit, një kardiolog dhe një mjek obstetër gjinekolog. Ndërsa rajonet me numrin më të vogël të mjekëve të kualifikuar për tu punësuar janë Vlora, 2 mjekë të kualifikuar dhe rajoni Shkodër e Elbasan me vetëm një mjek nga 2 të testuar.

Ajo që të çudit ndërsa vëzhgon portalin “Mjekë për Shqipërinë”, është lista e gjatë në pritje e mjekëve të papunë. Ata janë plot 223 por në fazat e kualifikimit kanë hyrë vetëm 16.

Duket se nga ana e mjekëve ka refuzim të punësimeve në spitalet e rretheve me gjithë bonusin e premtuar nga qeveria.

Burime konfidenciale i thanë Gazetasi.al se në pritje të një vendi pune në Tiranë, pjesa më e madhe e mjekëve të papunë, gjejnë opsione punësimi në sistemin privat, konkretisht si agjent shitjes të kompanive të mëdha farmaceutike. Refuzimi që po u bëhet spitaleve të rretheve lidhet dhe me numrin e vogël të vizitave që kryhen atje, duke qenë se Tirana me spitalet e saj vijon të jetë “minierë ari” për bluzat e bardha që punojnë në shërbimin publik shëndetësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit