Policia e Beratit ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka proceduar 4 të tjerë. 19-vjeçari i arrestuar me iniciale H. H. dyshohet se në një lokal në fshatin Dyshnik të Beratit vendoste baste sportive përmes aparatit celular. Të riut iu sekuestruan 5 aparate celularë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë goditjet nga Komisariati i Policisë Berat, të rasteve të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në vijim të operacionit policor të koduar “Lojtari”. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë që vinin baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Sekuestrohen aparatet celular.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në vijim të operacionit të koduar “Lojtari”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: H.H., 19 vjeç, banues në Dyshnik, Berat, pasi në një lokal në fshatin Dyshnik, Berat, të cilin e administronte, u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K.L., 38 vjeç, (administrator lokali), banues në fshatin Lapardha, dhe tre shtetas të tjerë, (klientët e lokalit), pasi në ambientit e lokalit u kapën duke vendosur baste sportive nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparate celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Adoleshenti në semafor
Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
I riu nga Tirana
Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
Studentja që diplomohet
Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
Ultrasit e ekipit të vllaznisë
Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
Gruaja fisnike, që shet misra
Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Vajza zemërgjerë
Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.