Gjatë ditës së sotme, nuk kanë munguar urimet e shumë personazheve VIP në nder të Ditës së Pavarësisë me foto kuq e zi, flamuj dhe këngë patriotike. Mirëpo moderatorja shqiptare Dojna Mema ka dhënë në Instagram një mesazh të gjatë ku shkruan se nuk është mirë me qenë shqiptar, kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë, teksa i cilëson personat që urojnë Shqipërinë vetëm për festa, si patriotë patatinash.
“Sot është dita kur zgjohet një lloj katergorie “patriotësh” patatinash që e bëjnë qesharak patriotizmin në vetvete. Fjalët e Konices janë shkruar në 1900-en, kështu që kursejeni “O sa mirë me ken shqiptar” e lloj-lloj teprimesh të tilla sepse nuk është mirë ‘me ken shqiptar’ kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë.”
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Adoleshenti në semafor
Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
I riu nga Tirana
Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
Studentja që diplomohet
Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
Ultrasit e ekipit të vllaznisë
Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
Gruaja fisnike, që shet misra
Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Vajza zemërgjerë
Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.