Deputetët konservatorë të Britanisë kërkojnë ligje më të ashpra për emigrantët: Shqiptarëve t’u refuzohet kërkesa për azil

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2022, 13:40

Më shumë se 50 deputetë konservatorë i kanë kërkuar kryeministrit Rishi Sunak që të ndryshojë ligjet moderne të skllavërisë për ta bërë më të lehtë dërgimin e emigrantëve në shtëpi.

Letra e nënshkruar nga ish-sekretari i Brexit, David Davis, kërkon që ata emigrantë që vijnë nga "vendet e sigurta", si Shqipëria, të kthehen sa më shpejt vendet e tyre. Deputetët thonë se një ndryshim "i thjeshtë" në ligj mund të lehtësojë krizën aktuale.

Përfaqësues të Zyrës së Brendshme kanë deklaruar se Sekretarja e Brendshme Suella Braverman është "duke punuar" për të zgjidhur këtë çështje. Braverman dhe Sunak po punojnë "për të sjellë reforma për të ndihmuar në frenimin e fluksit të emigrantëve nëpër Kanal".

Më shumë se 40,000 njerëz kanë kaluar me gomone nga Franca deri më tani këtë vit. Shumë prej tyre pasi mbërrijnë në Britani, deklarojnë se janë viktima të skllavërisë moderne, por deputetët thonë se diçka e tillë nuk duhet të merret në konsideratë dhe ata të kthehen menjëherë në vendlindjet e tyre.

Deputetët, duke përfshirë ish-ministrat e kabinetit, Liam Fox dhe Esther McVey, dhe mbështetësit veteranë Sir Peter Bottomley dhe Sir Graham Brady, janë midis 50 anëtarëve të politikanëve konservatorë që bëjnë thirrje për ndryshim. Ata argumentojnë se kjo "mënyrë e drejtpërdrejtë dhe e zbatueshme ligjërisht e adresimit të krizës" do të ishte një "parandalues ​​shumë i fortë" për ata që mund të planifikojnë të bëjnë udhëtimin nëpër Kanal.

Davis tha se numri i njerëzve nga vende të sigurta si Shqipëria që kërkonin azil në MB po "paralizon të gjithë sistemin".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit