Qytetarët e Tiranës lodhen nga parkimet e “punonjësve të shtetit” para pallateve: S’kemi ku kalojmë me karrocat e fëmijëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2022, 10:36

Prej disa kohësh në Tiranë, kryebashkikau Erion Veliaj ka rritur gjobat e parkimit nga 10 mijë lekë të vjetra në 20.

Frika se mos gjobiten nga policia e cila mbyll sytë për punonjësit e shtetit, i ka bërë qytetarët që të parkojnë ku të munden dhe si të duan.

Një banore e Tiranës së Re ka denoncuar në redaksinë tonë abuzimet që po bëhen nga qytetarët me parkimet. Ajo thotë se shumë qytetarë parkojnë para hyrjeve të pallateve duke bllokuar edhe hyrjen dhe kalimin e karrocave. Mëngjesin e sotëm ajo ka hasur vështirësi në kalimin me karrocën e vajzës pasi makinat e parkuara bllokojnë rrugën.

Ajo që bie në sy është justifikimi që përdorin shoferët kur parkojnë vend e pa vend. Në një prej makinave të parkuara është shkruar me shkrim dore një letër ku thuhet "Ministria e Brendshme". Kjo si për t'iu rikujtuar qytetarëve se punonjësit e shtetit janë të paprekshëm nga policia dhe se nuk ndikohen fare nga gjobat.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje Joq! Jam nje banore e pallati tek zona e Tiranes se Re eshte bere nje situate e lodshme e perditshme vin Perdit parkojne perpara deres te pallatit dhe ne banoret nuk kemi ku te kalojne si invalid me karroc si femij te vegjel . Sot ne mengjes un me vajzen time me karroc nuk kisha nga te kaloja .. Banoret e pallatit kan shkruajtur mesazhin me posht

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit