I dëbuar 3 herë nga Britania, shqiptari kërkon leje qëndrimi: Më takon me ligj, kam një djalë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2022, 18:38

Një shqiptar i dëbuar dy herë nga Britania e Madhe po tenton të marrë një leje qëndrimi me argumentin se ai ka të drejtën e jetës familjare pasi ka një fëmijë në Britani.

30-vjeçari Blerim Ismalaj u dëbua për herë të parë nga Britania e Madhe në janar të vitit 2013, pasi kaloi 16 muaj në një qendër për shkelësit e rinj. Që atëherë, ai është kthyer dy herë në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjatë qëndrimit të tij të fundit në vitin 2019, ai pati një fëmijë me partneren e tij britanike.

Shqiptari thotë se sipas Aktit të të Drejtave të Njeriut, jeta e djalit të tij tre vjeçar do të ndikohej negativisht nëse ai do të detyrohej të largohej përsëri nga Mbretëria e Bashkuar.

Por një gjyqtar i lartë i emigracionit ka lënë në fuqi tashmë vendimin për deportimin e tij.

Ismalajt iu dorëzua për herë të parë një urdhër dëbimi në dhjetor 2012 në moshën 20-vjeçare, pasi u dënua për drogë. Ai u deportua në Shqipëri një muaj më vonë, por ai e shkeli këtë urdhër duke u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar në tetor 2016, ku filloi një lidhje me një nënë të dy fëmijëve, e cila drejton një biznes eventesh luksoze në Nottinghamshire.

Ai u nis sërish për në Shqipëri në korrik 2018, por u kthye në Britaninë e Madhe në janar 2019, muaj para lindjes së djalit të tij në gusht. Ai u martua me partneren e tij në kishë në gusht të vitit të kaluar.

Ismalaj ka aksione të konsiderueshme në biznesin e gruas së tij dhe ka dhënë kombësinë e tij si britanik kur regjistroi aksionet e tij në Companies House.

Ai thotë se dëbimi do të cenonte të drejtën e tij për një jetë familjare me gruan, djalin dhe fëmijët e gruas. Në fillim të këtij muaji, bashkëshortja e tij ka udhëtuar drejt Shqipërisë me tre fëmijët e saj për t'u treguar atyre vendlindjen e Ismalajt.

Ajo tha për mediat:

Blerimi është burri im. Unë jam gruaja e tij. Së bashku kemi një fëmijë, një djalë tre vjeç. Ai nuk ka një vizë për të qëndruar këtu, kështu që nuk mund të punojë. Ishte në proces, por është refuzuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit