3 vite pas tërmetit tragjik të 2019-ës/ Luljeta Bozo: Fshatarët u futën në vila që nuk i kishin ëndërruar kurrë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.11.2022, 14:11

Para 3 vitesh, më 26 nëntor të viti 2019, një tërmet do të rezultonte fatal në Shqipëri, pasi lëkundjet lanë pas shkatërrime, viktima, të plagosur dhe dhimbje.

Asokohe rreth orës 3:54 minuta tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë që goditi vendin, teksa humbën jetën 51 persona ku më i vogëli ishte 2 vjeç dhe rreth 3000 persona të lënduar.

Gjithçka lanë pas 50 sekondat e tërmetit ishin britmat e nënave dhe baballarëve që humbën fëmijët.

Edhe pse pas 3 vitesh banorë të shumtë të Durrësit, Krujës, Kurbinit, Tiranës apo zonave të tjera, nuk kanë ende një shtëpi.

Ndërkohë deputetja e PS-së dhe njëkohësisht inxhinierja Luljeta Bozo në një intervistë në Ora News u kthye pas në kohë ku kujtoi ato momente fatale, teksa tha se sot pas ngjarjes, shumë fshatarë u futën në vila që nuk i kishin ëndërruar kurrë.

Luljeta Bozo:

Tërmeti ishte një gjë e frikshme është një ndër katastrofat natyrore që ndodhin shpesh. Në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje. Ka ende familje të pastabilizuara por 85 për qind e familjeve janë futur në shtëpi të reja që nuk i kishin imagjinuar asnjëherë. Në apartamente dhe vila fantastike. Po të shkosh në Baldushk në shtëpitë e rrënuara që kishin fshatarët që ato dhe pa tërmet do të binin kanë hyrë në ca vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre. Janë shtëpi dhuratë se nuk paguan asnjë lekë për atë punë. Është një 10 për qindësh që ende nuk janë sistemuar por dhe atyre do t’ju vijë radha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit