Policia e Tiranës e refuzoi, Berisha këmbëngul: Do të bëjmë një protestë të paparë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.11.2022, 12:39

Më datë 6 dhjetor ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e dytë radhazi të opozitës, por Policia e Tiranës njoftoi se nuk e lejon këtë organizim për shkak se në atë datë zhvillohet samiti i vendeve të BE-së dhe sipas saj, protesta cenon sigurinë.

Por ashtu siç pritej, Berisha nuk bën hap pas dhe konfirmon edhe një herë se protesta do të zhvillohet me apo pa lejen e policisë. Ish-kryeministri shprehet se ligji parashikon se për të mbajtur një protestë nuk është e domosdoshme që të marrësh leje në polici.

“Policia e shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh kushtetutën dhe ligjet. Policisë i rikujtoj se Kushtetuta nuk njeh kufizimin për protestat dhe liritë e qytetarëve, por krahas kësaj ka një vendim të Kushtetueses në të cilin ajo vendos që protestuesi nuk ka asnjë detyrim të njoftojë policinë.

Edi Rama po e trajton Samitin e liderëve të BE-së sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës, në një kohë kur të gjithë ata që vijnë në Tiranë janë burra dhe gra të zgjedhur me votë nga qytetarët e tyre.

KE-ja për të sqaruar pozicionin në raport me të drejtën e qytetarëve për protesta, kërkoi publikisht që e drejta e qytetarëve të respektohet. Refuzimi tregon fytyrën e vërtetë të regjimit, që është i tmerruar nga populli shqiptar.

Në këtë protestë në datën 6 dhjetor, në orën 12:00 do të vërshojnë të gjithë ata, të cilët ëndrrën europiane e kanë më të çmuarën për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Do të jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë”, tha Berisha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit