Një vit nga vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria në fazën e hetimeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.11.2022, 11:39

Prokuroria ende është në fazën e hetimeve edhe një vit pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Dy javë pas rastit ishin arrestuar fillimisht tre të dyshuari për vrasjen e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit. Më 5 shkurt të këtij viti ishte prangosur edhe i dyshuari i katërt.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë se nuk mund të japin shumë informata për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 26 nëntorit 2021.

“Lidhur me çështjen penale për të cilën keni parashtruar pyetje, ju njoftojmë se jemi në fazën intensive të veprimeve hetimore. Andaj duke mos e cenuar procesin hetimor, nuk mund të japim me shumë informata”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka thënë se pas përfundimit të hetimeve do të njoftojnë publikun në lidhje me rezultatet e hetimeve.

Ndërkohë, tre të dyshuarit vazhdojnë të mbesin në paraburgim ndërsa i dyshuari i katërt e ka masën e kufizimit..

“Tre (3) të pandehur gjenden nën masën e paraburgimit nga data 12.12.2021 e tutje. I pandehuri M.M, ka qenë nën masën e arrestit shtëpiak deri me datë 20.11.2022 ndërsa, nga kjo datë masa e arrestit shtëpiak me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, i është zëvendësuar me masën e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar”, ka bërë të zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Në këtë vendim, thuhej se gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, atë të vrasjes së rëndë dhe të armëmbajtjes pa leje, raporton“Betimi për Drejtësi”.

Sipas arsyetimit të gjykatës, ekziston rreziku që të dyshuarit të arratisen, të ndikojnë te dëshmitarët apo te të dëmtuarit, të fshehin provat ose të bashkërendojnë mbrojtjen për të pamundësuar zbardhjen e rastit.

Tre të dyshuarit për ngjarjen e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona, ishin arrestuar më 11 dhjetor. Kurse, më 10 shkurt 2022, ishte arrestuar edhe i dyshuari i katërt në këtë rast.

Në sulmin ndaj autobusit me nxënës, më 26 nëntor 2021 mbeti i vrarë shoferi dhe dy nxënës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit