Grabitën banesa dhe biznese në Lezhë e Laç, arrestohen tre hajdutë serialë Lleshi, Ceka dhe Dani

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.11.2022, 10:43

Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për veprën penale vjedhja.

Gjovalin Lleshi, Gjevahir Ceka dhe Ardian Dani janë tre personat që kanë kryer grabitje në Lezhë dhe në Laç.

Të tre të ndaluarit janë persona me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Serial”, për goditjen dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhën në banesa dhe në ambiente të ndryshme, në Lezhë dhe në Laç, lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim. Zbardhen një sërë vjedhjesh të kryera gjatë këtij viti, nga 3 të arrestuarit me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Shërbimet e komisariateve të Policisë Lezhë dhe Kurbin, në vijim të punës për goditjen e rasteve të vjedhjes, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen përpara drejtësisë, të autorëve të tyre, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Serial”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:

– Gj. C., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 21.11.2022, ka vjedhur në banesën e një shtetasi; – Gj. Ll., 51 vjeç, banues në Kurbin, pasi më datë 08.11.2022, ka vjedhur në Kurbin, disa krerë bagëti të imta,në pronësi të një shtetasi;– A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi nga veprimet hetimore, rezulton autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

•Me datë 20.11.2022, ka vjedhur materiale, në banesën e një shtetasi; •Me datë 09.11.2022, ka vjedhur në Lezhë, celularin e një shtetasi; •Me datë 22.06.2022, ka vjedhur në Laç, vegla pune, në magazinën e një shtetasi.

Të 3 të ndaluarit janë shtetas me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që janë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit