Kujdes! 500 milionë numra në Whats App janë në shitje, mes tyre edhe të shqiptarëve

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.11.2022, 10:27

Telefonat tanë na mbyllin shumë punë, por po na cenojnë në maksimum privatësinë. Së fundmi po shpërndahen shpejt lajme se disa hakera po shesin 487 milionë numra celularësh të përdoruesve të Whats App dhe të dhënat që ata përmbajnë.

Më datë 16 nëntor në një nga forumet e hakerave është shpërndarë një reklame, ku një person deklaron se një bazë të dhënash me një numër kaq të madh numrash është në shitje. Në këtë listë përfshihen dhe mbi 500 mijë numra të shqiptarëve dhe plot 32 milionë të shtetasve amerikanë.

Në listë janë edhe numra nga vende si Egjipti (45 milionë), Italia (35 milionë), Arabia Saudite (29 milionë), Franca (20 milionë) dhe Turqia (20 milionë). Të dhënat për shitje gjithashtu dyshohet se kanë afro 10 milionë numra telefoni të qytetarëve rusë dhe mbi 11 milionë të Mbretërisë së Bashkuar.

Një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i tha Cybernews se të dhënat e SHBA-së po shiteshin për vetëm 7 mijë dollarë, të Mbretërisë së Bashkuar me 2500 dollarë, ndërsa të Gjermanisë me vetëm 2 mijë dollarë.

Këto numra mund të përdoren për qëllime të ndryshme dashakeqe. Ata mund të bien pre e sulmeve mashtruese për t’u marrë numrat e kartave të kreditit apo për të rënë pre e telefonatave të bursave, që është e përhapur në vendin tonë.

Prandaj duhet të bëni kujdes nga çdo mesazh, link në formë mesazhi apo telefonatë nga numra të panjohur. WhatsApp raportohet të ketë globalisht më shumë se dy miliardë përdorues aktivë mujor. Me kërkesë, shitësi i bazës së të dhënave të WhatsApp ndau një mostër të dhënash me studiuesit e Cybernews.

Shitësi nuk specifikoi se si e morën bazën e të dhënave, duke sugjeruar se ata “përdorën strategjinë e tyre” për të mbledhur të dhënat dhe siguroi Cybernews që të gjithë numrat në shembull i përkasin përdoruesve aktivë të WhatsApp.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit