Avokati: “Qëllimi real i projektit të zhdukjes së portit të Durrësit është vetë zhdukja e tij!”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.11.2022, 20:28

Parlamenti miratoi në një seancë prej 14 orësh mes debatesh e akuzash marrëveshjen për Portin e Durrësit me 74 vota pro dhe 35 kundër. Opozita e ka quajtur këtë marrëveshje si “afera më e madhe korruptive”.

Por çfarë parashikon projekti? Parashikohet që një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2 do të kalojë në pronësi të investitorit. Gjithashtu do të ndërtohen 12 mijë apartamente dhe hotele. Ndërkohë janë parashikuar se nga projekti do të punësohen 12 mijë persona.

Por a do t’ i shërbejë vërtetë Shqipërisë ky projekt? A do të jenë shqiptarë këta 12 mijë të punësuarit? Avokati Altin Goxhaj thotë se jo, Shqipëria nuk do të përfitojë asgjë, përkundrazi.

Në vijim reagimi i tij:

QËLLIMI REAL I PROJEKTIT TË ZHDUKJES SË PORTIT TË DURRËSIT ËSHTË VETË ZHDUKJA E TIJ!

Mund ta bënin këtë projekt ku të donin në Adriatik apo Jon se s'pyesin për kërkënd! Pa kostot përkatëse dhe me më shumë përfitim!

Do ishte trualli më i lirë, do kishte më pak rezistencë, projekt më i lehtë për shkak të mos cënimit të asnjë infrastrukture!

Por thelbi ishte se duhej bërë pikërisht aty për të zhdukur portin si pjesë të një plani gjeopolitik për defaktorizimin gjeopolitik të nyjës së transporteve ndërkombëtare në kuadër të Axhendën Soros për Rrënimin, Falimentimin, Shpopullimin dhe Zhbërjen e Shqipërisë për ta kthyer edhe me letra "de jure" në një Çiflig të Familjes Soros & Co!

Qytet-Porti Privat i Ramës që po krijohet në Durrës do të shoqërohet në dekadën e ardhshme me dëbimin e shqiptarëve nga Durrësi dhe ardhjen në të, të dhjetra mijë skllevërve nga ata që punëson Elmar në Dubai!

Askush nuk e thotë që fuqia punëtore e planifikuar do të vijnë si karvanë skllevërish nga Dubai nga kantieret e skllevërve të Elmarit nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia!

Do vijnë si paketa kontratash ndërtimore! Më pas edhe si personel skllevërish për shërbime!

Askush nuk e kujton më Projektin e Lungo Mares që do ndërtohet në Plazhin e Durrësit në jug të Qytet-Portit Privat të Ramës i cili synon falimentimin e të gjithë bizneseve bregdetare jo vetëm deri tek Plepat por deri në Qerret, pasi për 2-3 apo 4 vjet plazhi do të jetë i paakesueshëm nga plazhistët (siç zgjatën për të njëjtin qëllim LungoMaren e Vlorës duke falimentuar të gjitha bizneset mgjths vetë zona e Lungo Mares Vlorë nuk kishte atë interes plazhi që ka Durrësi).

Në Amfiteatrin e Durrësit këtë vit do të prishen 200 ndërtime duke përzënë mbi 1 mijë vetë sepse Amfiteatrin do e marrë Familja Rothchild (të përfaqësuar nga Michael D. Granoff), nëpërmjet Fondit Amerikano-Shqiptar (siç morën edhe Butrintin duke i hapur rrugë ndërtimit të mijëra vilave dhe komplekseve turistike ndërkombëtare rreth tij) strukturë kriminale e korrupsionit ndërkombëtar në marëveshje me Soros!

Përfitimet korruptive financiare për të cilat flasin të gjithë në fakt janë thjesht plaçka legjitime e luftës kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Mafia Ndërkombëtare që planifikon Shpopullimin dhe Zhbërjen e Shqipërisë dhe ndërtimin në rrënojat e Shqipërisë mijëravjeçare një Emirat Çiflig të Familjes ndërkombëtare mafioze Soros!

Ky është thelbi i Projektit të Qytet-Portit Privat të Durrësit: zhbërja e Portit mijëravjeçar të Durrësit!

Foto nga anija që solli Ismail Qemalin në Portin e Durrësit në 21 Nëntor 1912!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit