10 persona janë arrestuar deri më tani në lidhje me kokainën e zbuluar ditën e djeshme në fshatin Frakull të Fierit.
Mes personave të arrestuar është edhe 33-vjeçari Bledar Matoshi. Ky shtetas u arrestua në "Rrugën e Arbrit" bashkë me tre të rinj të tjerë pasi në makinën tip "Range Rover" me të cilën po udhëtonin u gjetën kallashnikovë dhe pistoleta.
Ka dyshime se Matoshi dhe shokët e tij do të merrnin ngarkesën e kokainës por ata u zbuluan para se të bënin diçka të tillë.
Bledar Matoshi njihet për lidhjet e tij me një prej personazheve më të njohur të botës së krimit që aktualisht qëndron në Dubai dhe është i skeduar edhe më herët për trafik kokaine.
Lista e të arrestuarve vijon si më poshtë:
Viktor Çervanaku
Zenel Çervanaku
Denilson Çervanaku
Enxhi Ferhati
Nikolin Gjolena
Klajdi Vrioni (Kodra)
Julian Malaj
Redion Meshi
Bledar Matoshi
Marildo Rona