Komuna Qendër do të prodhojë energji elektrike nga fotovoltaikë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2022, 10:41

Komuna Qendër është komuna e parë në Maqedoni që do të themelojë kompani publike për prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike.

Kryetari i komunës Goran Gerasimovski në një intervistë për “TV21” tha se shembulli është nga Kroacia, ku një numër i madh i komunave e kanë përdorur atë model për të ulur faturat e energjisë elektrike.

“Për shkak të rritjes jashtëzakonisht të madhe të faturave të energjisë elektrike, ne filluam të kërkojmë mënyra për t’i ulur ato. Dhe kuptuam që një nga zgjidhjet është pikërisht kjo, të vendosim sa më shumë fotovoltaikë në objektet që janë nën ombrellën e komunës, përkatësisht shkollat, kopshtet, përfshirë edhe një pjesë të parkingjeve të objektit “Pakingjet Qendër”.

Është krijuar një komision ekspertësh që aktualisht janë duke përgatitur të gjitha ato raporte së bashku me sa mjete do të na duhen për të realizuar të gjitha projektet nga shkolla në shkollë, cilat janë zonat, sa fotovoltaikë mund të instalohen, për sa vite do të të mund ta kthejmë investimin, sa do të prodhohet rrymë, a do të jetë vetëm për nevojat e objekteve që i kemi dhe ku do të vendosen fotovoltaikët dhe pastaj i njëjti do të jetë në shitje”, thotë Gerasimovski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit