Petkoviq akuzon opozitën serbe: Jeni bërë me Albin Kurtin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2022, 13:44

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviq, nuk mund ta besojë se opozita në Serbi e kritikon më shumë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq’in sesa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Është e pabesueshme që kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i janë kursyer kritikat nga opozita serbe dhe se qeveria në Serbi po përballet me kritika për përpjekjen për të larguar rrezikun për popullin e saj”, ka thënë ai, transmeton N1.

Petkoviq, i cili shërben si korrier personal i Vuçiç’it, vlerësoi se këto kritika nga opozita serbe burojnë nga, siç u shpreh ai, “urrejtja patologjike” ndaj presidentit serb.

“Paaftësia e një pjese të opozitës serbe për të parë seriozitetin e situatës në të cilën ndodhet populli serb në Kosovë, kombinuar me urrejtjen patologjike dhe mosbesimin ndaj Presidentit të Serbisë, rezultoi në një sërë deklaratash të pakuptimta”.

Ndërkaq, sipas tij, me marrëveshjen në Bruksel, komuniteti ndërkombëtar “më në fund e ka kuptuar se kush është burimi i vazhdueshëm i destabilitetit në Kosovë”.

“Falë presionit të ushtruar ndaj Kurtit, jo vetëm që u shmang një përkeqësim dramatik i situatës në terren, por edhe qytetarëve tanë në veri iu mundësua që të vazhdojnë përdorimin e automjeteve të regjistruara me targa serbe”, përfundoi ai.

Ndryshe, pas rreth gjashtë orësh bisedime në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, është nënshkruar marrëveshje për de-eskalim në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kosova u pajtua që të heqë dorë nga masa e gjobës për targat ilegale ndërsa Serbia ishte pajtuar që të mos lëshojë targa të reja me inicialet “KM., PZ.,” e të ngjashme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit