Humbën 200 kg kanabis të sekuestruar, policia: E kanë ngrënë minjtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.11.2022, 20:17

Policia në Indi ka fajësuar minjtë për shkatërrimin e afro 200 kg kanabis të sekuestruar nga trafikantët dhe të mbajtur në stacionet e policisë.

Në gjykatë u tha se minjtë janë kafshë të vogla dhe ata nuk kanë frikë nga policia dhe që është e vështirë të mbrosh drogën prej tyre. Kur gjykata u kërkoi policëve drogën si provë ata i thanë se 195 kg kanabis ishin shkatërruar nga minjtë. Për të mbështetur këtë version policët përmendën tre raste në të cilat marijuana u asgjësua nga brejtësit. Në një rast tjetër ku ishin sekuestruar 386 kg drogë, policia tha se "një pjesë" e kanabisit ishte "ngrënë nga minjtë".

Pas kësaj gjykatësi tha se policia nuk kishte ekspertizë për t'u marrë me këtë çështje pasi minjtë ishin "shumë të vegjël". Sipas tij mënyra e vetme për të mbrojtur mallrat e sekuestruara nga "minj të tillë të patrembur" është shitja në laboratorët e përpunimit dhe firmat e mjekësisë që të ardhurat t'i shkojnë qeverisë.

Në vitin 2017, policia në shtetin lindor indian të Biharit kishte fajësuar minjtë për konsumimin e mijëra litrave alkool të konfiskuar, një vit pasi shteti ndaloi shitjen dhe konsumimin e alkoolit. Në vitin 2018, teknikët që mbërritën për të rregulluar një makinë parash që nuk funksiononte në shtetin e Assam zbuluan se kartëmonedhat me vlerë më shumë se 1.2 milion rupi (14,691 dollarë; 12,143 £) ishin copëtuar dhe fajtorët e dyshuar ishin minjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit