I riu shqiptar kapet në Spanjë, nuk dëshiron të deportohet: Nuk dua të vdes në Shqipëri, aty vriten njerëz çdo ditë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.11.2022, 10:35

Më shumë se 12 mijë shqiptarë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar vetëm gjatë këtë viti.

Numri i shqiptarëve sa vjen e rritet dhe për qeverinë, popullin dhe mediat britanike ky është një problem.

Ndërkohë historia e një të riu shqiptar i cili është arrestuar në Madrid, Spanjë pa vulë Shengen dhe pritet të deportohet drejt vendit nga ku iku, është shfaqur në ciklin e dokumentareve “To catch a smuggler” të National Geographic.

Ai dërgohet në rajonin e Policisë ku dhe merret në pyetje nga efektivët e Policisë dhe të emigracionit, teksa i bëhet e ditur nga agjentja e emigracionit se duhet të kthehet në Shqipëri pasi nuk ka arsye që të qëndrojë apo të kërkojë azil.

Ajo që prek më shumë është se i riu shprehet i trishtuar dhe refuzon të kthehet duke treguar se në Shqipëri vriten njerëz çdo ditë dhe nuk do që të kthehet.

Pjesë nga biseda:

Agjentja e emigracionit: Do të deportohesh në Shqipëri

Djali: Po nëse nuk dua të kthehem

Agjentja e emigracionit: Deportimi në Shqipëri duhet të bëhet.

Djali: Nuk dua të kthehem, atje vriten njerëz çdo ditë. Nuk dua të vdes në Shqipëri. Nuk është vend i sigurt. Është e vërtetë, shiko në TV aty vriten njerëz çdo ditë. Çdo ditë vriten njerëz, çdo ditë. Jam i gatshëm të bëj gjithçka që të mos kthehem në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit